VIDEO/ Puna e mbyllur nga Hamiti në miqësoren Luksemburg-Skoci, nxjerr kartonin e kuq të padiskutueshëm

Eldorian Hamiti ishte gjyqtari shqiptar që u caktua në miqësoren mes Luksemburgut dhe Skocisë. Puna e bërë nga arbitri i Superiores ishte i nivelit të mirë duke mos pasur shumë raste për të ngritur polemika nga ky 90 minutësh. Megjithatë Hamiti është detyruar që të nxjerrë kartonin e kuq nga xhepi i tij.

Në minutën e 35 të takimit, lojtari i Luksemburgut, Selimovic, ka kapur kundërshtarin nga fanella për t’i hequr mundësinë e golit si mbrojtësi i fundit. Në këtë moment kartoni i kuq ishte i padiskutueshëm duke e lënë Luksemburgun me 10 lojtarë, ndërsa Hamiti ishte shumë pranë aksionit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *