PSG-ja e ka nisur kampionatin me goleadë. Kampionët në fuqi të Francës kanë shkëlqyer edhe pa Kilian Mbappe-në, teksa kanë mposhtur me shifrat e thella 1-4 Le Havre-n në transfertë. Ndeshja nisi me gol për parisienët.
Lee Kang-in-i tundi rrjetën që në minutën e 3-të të sfidës. Lloris ktheu sërish baraspeshën në të 48-n minutë, por goli i tij në fund i vlejti vetëm statistikave. Dembele i dha sërish epërsinë PSG-së në minutën e 85, ndërsa vetëm një minutë më vonë Barcola shënoi golin e tretë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte Kolo Muani ai që vulosi shifrat në 1-4 pas një goli të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Një dominim total i PSG-së, që në këtë ndeshje ka pasur 76% mbajtje topi dhe 15 përpjekje për gol, ndër të cilat 11 kanë përfunduar në portë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Les buts de Dembélé, Barcola et Kolo Muani pour ????????? ?? ????? contre Le Havre ! ???
— Vibes Foot (@VibesFoot) August 16, 2024