VIDEO/ “Pse nuk ke veshur fanellën e Bajernit”? Momenti kur Myleri ngacmon Levandovskin gjatë ndeshjes

Robert Levandovski u kthye më shpejt nga ç’mund ta kishte  paramenduar në stadiumin “Alianc Arena”. Polaku u kthye si rival në atë që për vite me radhë u bë shtëpia e tij. Gjatë ndeshjes Bajern-Barcelona e gjtihë vvëmendja ishte e kthyer drejt tij, duke ditur mënyrën se si u largua drejt Barcelonës.

Por nuk kanë munguar as ngacmimet nga ish-shokët e skuadrës. Tomas Myleri i tregon stemën e Bajernit dhe e pyet përse nuk e ka veshur fanellën. Sigurisht që Levandovski i përgjigjet fillimisht me seriozitet, ndërsa pak më vonë të dy lojtarët shkëmbejnë një përqafim teksa largohen nga fusha. Kujtojmë se Levandovski dhe Myleri kanë qenë miq të mirë te Bajerni, çka bën që të tolerojnë batutat e shkëmbyera me njëri-tjetrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online