VIDEO/ “Provoni të më ndalni”! Zllatan Ibrahimoviç sfidon edhe motin, stërvitje në dëborë

Një rini e dytë është ajo që Zllatan Ibrahimoviç po përjeton këtë sezon. Sulmuesi suedez po tërheq Milanin në krye të Serie A, duke i dhënë një fytyrë krejt tjetër nga ajo e një sezoni më parë. Patjetër që një sukses i tillë arrihet vetëm me punë të palodhur dhe përkushtim në stërvitje. Madje edhe duke sfiduar kushtet atmosferike.

Moti i keq nuk e ka ndalur aspak gjigantin e sulmit kuqezi, i cili ka postuar ditën e sotme një video në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, ku shihet duke vrapuar në dëborë. “Provoni të më ndalni”, ishte mbishkrimi i Ibrahimoviç, që jep mesazhin e qartë se nuk ka ndërmend të dorëzohet para asgjëje këtë vit, pavarësisht se është në moshën 39-vjeçare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online