Reims ka mposhtur Bordeaux në transfertë me shifrat 1-3. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe futbollisti shqiptar, Arbër Zeneli. Anësori i përfaqësueses së Kosovës ka dhuruar një asist në golin e parë të takimit, që i solli avantazhin skuadrës së tij. Në minutën e 15 Reims ka të drejtën e një goditjeje nga këndi.
Pranë flamurit gjendet pikërisht Zeneli, i cili harkon në mënyrën e duhur në zonën e rreptësisë, aty ku gjen Abdelhamidin, i cili me kokë e ndal topin në rrjetë. Gjatë takimit janë shënuar edhe 3 gola të tjerë, ku 2 prej tyre mbajnë firmën e skuadrës së Reims dhe vetëm një i takon Bordeaux-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
For his 100th game in @Ligue1UberEats , Moroccan international Yunis Abdelhamid finds the net for Stade Reims. https://t.co/FqBktBDIuI
— RedDevilJoseph?? (@RedDevilJoseph) December 23, 2020