FSHF po vazhdon me investimet sa i përket infrastrukturës më të mirë sportive. Investimi i fundit është ndërtimi i një fushe të re stërvitore në Vorë, pjesë e projektit “100 fushat”. Kreu i FSHF, Armand Duka, ka shpërndarë pamjet dhe shkruan:
Fusha e re stërvitore në fshatin Ahmetaq, pjesë e Bashkisë Vorë, është investimi i rradhës i Federatës së Futbollit në kuadër të projektit tonë transformues për ndërtimin e 100 fushave në të gjithë vendin.
Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe brenda dy javëve fëmijët e Akademisë së Vorës dhe komuniteti i zonës do të mund të shfrytëzojë këtë fushë me parametra standarte.
Infrastruktura cilësore është themeli i zhvillimit të futbollit dhe ne nuk do të ndalemi në ofrimin e kushteve më të mira për klubet e akademitë tona”.