Mbrëmja e sotme do të jetë e gjitha një festë për Napolin. Të kaltrit i kanë dhënë fund pritjes së gjatë 33-vjeçare, kur Maradona i dha për herë të fundit titullin kampion. Napolit i ka mjaftuar sot një barazim 1-1 kundër Udinezes në transfertë për të fituar titullin e tretë kampion në historinë e klubit.
Lovriçi shtangu ekipin e Spaletit me një gol spektakolar në minutën e 13, por Osimheni ktheu përsëri baraspeshën në minutën e 53-të të takimit. Kaq i ka mjaftuar Napolit për të shkuar në kuotën e 80 pikëve, çka i shpall matematikisht kampion të Serisë A. Lumturia ka qenë e pamasë për tifozët napoletanë, të cilët sapo kanë dëgjuar vërshëllimën e trefishtë kanë mësyrë në fushë për të festuar së bashku me skuadrën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
See as dem dey chant Victor Osimhen name for stadium, Omo????pic.twitter.com/HmEpbpxutR
— David of Fct? (@Dhavidote) May 4, 2023