VIDEO/ Pritja merr fund! Çlirohet sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci shënon golin e parë pas dëmtimit gati 1-vjeçar

Mbrëmja e sotme ka sjellë festën e munguar për Indrit Tucin. Pritja ka marrë fund për të, teksa që pas atij dëmtimi të gjatë ka arritur të shijojë golin e tij të parë. Lojtari i Lokomotivës së Zagrebit ka tundur rrjetën në minutën e 84-t në fitoren 4-1 kundër Sibenikut.

Tuci ka hyrë në fushë në minutën e 57, por ia del të gjejë golin, i cili do të vuloste edhe rezultatin përfundimtar të takimit. Sulmuesi 21-vjeçari ka ndjerë më në fund çlirimin, teksa nuk shënonte që në muajin dhjetor të vitit 2020, përpara se të dëmtohej dhe të largohej nga fusha e blertë për gati 1 vit të tërë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *