Nëse e keni pyetur veten se pse anglezët e Liverpulit këndojnë gjithmonë në stadium “You’ll never walk alone (Ju kurrë nuk do të ecni vetëm)” duhet të shihnit ndeshjen e djeshme miqësore kundër Torinos. Të besuarit e Jurgen Klopit fituan me rezultatin 3-1, por pak rëndësi kishte rezultati.
Në “Anfiled” u kthye për herë të parë pas gafave të finales së Champions Leagues “antagonisti” Loris Karius. Ky i fundit ndikoi në humbjen e finales kundër madrilenëve (3-1), pasi pësoi dy gola për shkak të gafave të tij. Gjermani u prit në mënyrë spektakolare nga tifozët e “redsave”.
I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke duartrokitur Kariusin në minutën e 73′ kur zëvendësoi Alisonin. “Gardiani i portës” ka kaluar një periudhë shumë të vështirë këtë periudhë, megjithatë ai po mbështetet shumë nga tifozeria dhe shokët e ekipit. Portieri falenderoi stadiumin dhe tifozët për pritjen.
Thank you Anfield for this reception! ???? #YNWA #LK1 @LFC pic.twitter.com/Ex5jIiQNZs
— Loris Karius (@LorisKarius) August 8, 2018