Një surprizë e bukur ka ardhur për Beniadën, pjesëmarrësen e Big Brother Albania VIP. Produksioni kishte vendosur që ta nxirrte Beniadën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke e dërguar në studion e Procesi Sportiv. Atje gjendeshin të ftuarit e përhershëm dhe Manushi.
Kështu është vendosur që Beniada të jetë prezantuesja më e re e programit sportiv, por pasi të eliminohet nga Big Brother VIP. Në atë moment nuk ka munguar as batuta e Manushit: “A mund ta mbajmë që tani dhe të marrësh Jeminin…”, tha Manushi. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram