Besnik Hasi e ka mbyllur prej kohësh me trajnimin në kontinentin europian duke e vazhduar punën e tij në Arabinë Saudite. Në korrik të vitit 2018 do të vinte kalimi i trajnerit shqiptar tek Al Raed duke arritur reazultate mjaft të mira.
Madje edhe në largimin e tij nga kjo skuadër do të falënderohej nga faqja zyrtare e klubit nëpërmjet një video ku tregohet grinta e Besnik Hasit, për ta vlerësuar shumë kontributin e dhënë prej tij në gjithë këto vite. Ndarje të tilla nuk jemi mësuar që t’i shohim shpesh.
Nuk ka kaluar shumë kohë që ky trajner të zyrtarizohet te ekipi i ri. Hasi ka marrë ofertën joshëse nga Al Ahli dhe vendosi ta pranonte. Bëhet fjalë për një nga klubet më të mira në atë vend duke zëvendësuar kështu Laurentiu Reghecampf. Zyrtarizimi i kësaj lëvizje ishte jo pak e veçantë teksa trajneri i ri prezantohet pas një zile telefoni që i vjen për të nënkuptuar ofertën e marrë. /Sport Ekspres/
#WELCOME_HASI pic.twitter.com/PbdRopF2I1
— ?????? ?????? ??????? (@ALAHLI_FC) June 6, 2021