VIDEO/ Pret ftesën e Silvinjos për miqësoret e Shqipërisë, Simoni: Më përgëzoi edhe trajneri i Frankfurtit për Kombëtaren

Shqipëria është në duart e Simon Simonit! Vetëm 19-vjeç, por ky portier po rritet në Gjermani te Frankfurti. Aktualisht Simoni është pjesë e rëndësishme e U-21, teksa i ka filluar të gjitha takimet nga minuta e parë. Edhe pse pësoi një dëmtim që e la gjatë jashtë fushës së blertë, Simoni u kthye sërish si titullar.

Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë”, gardiani i dalë nga Dinamo priste një ftesë të Silvinjos për miqësoret e marsit dhe më pas të luajë ato pak shanse të mbetura, për të qenë pjesë e Europianit të Gjermanisë. (Videon e plot të emisionit e gjeni më poshtë)

“Të gjithë te ekipi im më kanë përgëzuar për suksesin e Shqipërisë. Edhe trajneri im më përgëzoi, më tha se Shqipëria është një ekip i fort. Të gjithë më kanë përgëzuar për arritjen e Shqipërisë, në fillim askush nuk e besoi.

Ftesa në Kombëtare? Të them të vërtetën, Kombëtarja është ëndërr. Po të aktivizohem në miqësore, mund të marrë edhe ftesën e Europianit. Unë jam akoma 19-vjeç, por portieri është ndryshe nga lojtarët e tjerë për shkrirjen brenda grupit. Pra ti mund ta nisësh më vonë dhe të jesh pjesë e rëndësishme e ekipit. Unë do bëj gjithçka që mundem, pjesa tjetër i takon trajnerit”, tha Simoni. /Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online