Emocionuese/ Kombëtarja e tij u eliminua nga Bregu i Fildishtë! Camara qan pa pushim  në fushë, e ngrejnë në krahë se nuk kishte fuqi të ecte

Kombëtarja e Senegalit ishte një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, por kjo Kombëtare u eliminua mbrëmë në fazën e 1/16-at pas humbjes nga Bregu i Fildishtë me penallti. Në qendër të vëmendjes pas ndeshjes ishte Lamine Camara, i cili u prek thellë nga kjo disfatë.

Camara është vetëm 20 vjeç dhe luan për Metz, ndërsa mbrëmë luajti për 87 minuta. Ai i shikonte penalltitë nga pankina dhe pasi u eliminua skuadra e tij, u rrëzua në fushë dhe filloi të qajë pa pushim.

Se sa e ndikoi disfata tek ai tregon më së miri video ku shihet se Camara nuk ka mundur të ecë as në dhomën e zhveshjes, teksa një prej shokëve të ekipit e ngriti në krahë dhe e largoi nga fusha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online