Masimo Ferrero është ndoshta presidenti më i çuditshëm i Seria A. Numri një i skuadrës së Sampdorias bëhet protagonist herë pas here me veprimet e tij apo deklaratat që bëjmë. Të gjithë e keni marrë vesh se ai kishte premtuar që do t’i priste flokët si Naingola nëse ekipi i tij do të fitonte ndaj Juventusit.
Diçka e tillë nuk ndodhi, por sërish Ferrero është kujdesur që të marrë vëmendjen e duhur. Kur trajneri Masimiliano Alegri po jepte prononcim pas ndeshjes, presidenti i Sampdorias jua afrua dhe e ngacmoi. “ Edhe këtë herë ju ndihmoi Shën By**a”, u shpreh numri një i skuadrës nga Xhevona.
Trajneri i Juves e kaloi me sportivitet këtë ,moment, duke buzëqeshur, ndoshta duke e njohur edhe tipin që ka Ferrero. Një situatë komike, pasi video është shpërndarë shumë në Itali dhe jo vetë.