VIDEO/ Premier League është niveli tjetër i futbollit! 2 penallti, 2 gola të anuluar dhe 6 gola të shënuar te Liverpul-Neëcastle në 1 janarin e 2024

Premier League është niveli tjetër, futbollistët nuk e njohin kurrë pushimin apo uljen e ritmit. Në mbrëmjen e sotme, të 1 janarit të 2024, Liverpul është përballur me Neëcastle dhe ka dhuruar spektakël në fitoren 4-2.

Diaz do të shënonte në minutën e 18, por goli do t’i anulohej për pozicion jashtë loje. Vetëm pesë minuta më vonë, Salah humbi mundësinë për të shënuar nga 11-metrat. Në të 36 ishte Burn që shënoi te Neëcastle, por goli do të anulohej sërish për pozicion jashtë loje.

Kështu pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, Salah gjeti golin, por nuk kaluan shumë minuta dhe Isak barazoi menjëherë. Jones dhe Gakpo thelluan shifrat te Liverpul, përpara se Botman të kthente në lojë Neëcastle. Në minutën e 86 ishte Salah që shënoi nga penalltia për të vulosur fitoren. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online