VIDEO/ Preloshi realizoi si goli legjendar i Zlatan Ibrahimoviç, Korabi e trondit Dinamon në minutën e fundit me 10 lojtarë

Korabi dhe Dinamo kishin kryeqendrën e vëmendjes në ditën e sotme sa i përket Kategorisë së Parë. Takimi u mbyll me shifrat 2-2, mes dy ekipeve që kërkojnë të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Denison në minutën e 35, por Korabi barazoi me Keko në të 44.

Për të kaluar te goli më i bukur i Kategorisë së Parë, teksa Preloshi solli pak nga magjia e atij goli legjendar të Zlatan Ibrahimovic ndaj Bolognas, në kohën kur ishte ende pjesë e Inter. Kur pritej që Dinamo ta fitonte këtë takim, në minutën e 93, Beshiraj do të barazonte rezultatin, teksa Korabi po luante me 10 lojtarë që nga minuta e 65 pas daljes me të kuq të Mziut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *