Jack Grealish ishte blerja e “çmendur” e Manchester City, teksa anglezi u transferua tek sheikët për vlerën e 100 milionë sterlinave. 25 vjeçari debutoi zyrtarisht ditën e djeshme ndaj Tottenhamit. Prekja e parë e topit të Grealish ishte absolutisht për tu harruar, pasi u fut në zonë duke simuluar.
Ky gjest ishte mjaft i evitueshëm për anglezin, për të cilin u paguan 100 milionë sterlina. Video e simulimit të Grealish është shpërndarë menjëherë në internet duke u bërë virale dhe ku sigurisht që nuk munguan kritikat ndaj tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/