Një fund si në një film dramatik. Atletiko Madrid është eliminuar nga Champions League pas barazimit 2-2 ndaj Leverkusen. Ekipi i Simeones duhej të fitonte për të shpresuar rreth kalimit të mëtejshëm të grupit. Në minutën e 99 do të akordohej penalltia në favorin e Atletikos.
Por Carrasco i ka befasuar të gjithë me ekzekutimin e dobët, teksa portieri i Leverkusen e mbajti portën e paprekur. Kështu Atletiko është zyrtarisht jashtë Champions dhe Reali i Madridit është i vetmi ekip spanjoll që kalon më tej. /Sport Ekspres/