Faza e 1/8-ve nuk ka nisur ashtu siç Juventusi mund ta kishte imagjinuar. Nëse në dhjetor menduan se shorti u tregua bujar me ta, fusha i tregoi edhe njëherë tjetër se futboll nuk ka kundërshtarë të lehtë. Porto i kujtoi bardhezinjve makthet e së shkuarës me Lionin, ku pavarësisht se “zonja e vjetër“ dukej favorite në fund i thanë lamtumirën Champions-it.
Portugezët gjejnë rrugën e rrjetës shumë shpejt, teksa që në minutën e parë përfitojnë nga gafa e Bentakur për të zhbllokuar shifrat. Më pas do të ishte minuta e parë e pjesës së dytë ajo që do të sillte edhe golin e dytë për skuadrën luzitane.
Ndërkohë shpresa ndizet sërish nga Kieza për bardhezinjtë, teksa në minutën e 82-të ngushton shifrat në 2-1. Juventusi ngulmon më tepër në minutat e fundit, por pa pasur rezultat. Ndeshja mbyllet në fund me shpërthimin e Ronaldos, i cili në sekondat e fundit të sfidës kërkon një penallti, por gjyqtari nuk është i të njëjtit mendim me të, duke mos vonuar shumë për të dhënë vërshëllimën e tij të trefishtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Chiesa pulled one back. #JFC https://t.co/2ICnEcvbYc
— Max Statman (@emaxstatman) February 17, 2021