VIDEO/ Sevija-Dortmund mbyllet mes spektaklit, Haland nderon gjermanët me dopietë

Sevija-Dortmund u mbyll ashtu siç pritej, me spektakël. Në këtë sfidë pati gjithçka, ritëm, shpejtësi, gola, përmbysje por edhe vendime të dyshimta. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 7-të, teksa ish-milanisti Suso shndërroi në gol një asist të Ferndando. Megjithatë festa e Sevijës zgjati vetëm 12 minuta, pasi porta e saj u kthye në një “tabelë qitje” nga ana e Dortmundit. Dahud në të 19-tën dhe dopieta e Haland (27’, 43’), e mbyllën pjesën e parë në 1-3.

Në pjesën e dytë, kontrolli i topit dhe rastet më të mira i takuan spanjollëve. Tentativat e shumta u kurorëzuan në gol nga ana e De jong, i cili ngushtoi diferencën në 2-3. Por nuk mbaron me kaq, në minutën e 94-t, De jong pengohet në zonë, por për gjyqtarin ishte ndërhyrje e rregullt. Edhe pas rishikimit të aksionit në teknologjinë VAR, arbitri konfirmoi vendimin e tij. Kështu Sevija humbi mundësinë për të barazuar gjithçka në 3-3. Dortmundi është një hap larg kulaifikimit në fazën tjetër, pasi Sevija duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash për tu kualifikuar, ose të mbajë rezultatin 2-3 për ta shtyrë ndeshjen në minutat shtesë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/HaalandReport/status/1362137083389898767

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online