VIDEO/ Portieri thjesht e shoqëron topin me sy teksa shkon në rrjetë, Muçi e feston supergolin me sharje në gjuhën shqipe

Ernest Muçi ka shënuar golin e tretë me fanellën e Beshiktashit. Bardhezinjtë janë duke udhëhequr me rezultatin 1-0 kundër Ankaraguçusë falë golit të realizuar nga sulmuesi shqiptar. Ish-lojtari i Tiranës ka tundur rrjetën në minutën e 18 me një goditje nga jashtë zone.

E majta e tij nuk i jep asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar, i cili thjesht shoqëron topin me sy teksa ndalet në rrjetë. Duket se Muçit i ka munguar shija e golit, pasi zgjedh të festojë me fyrje në gjuhën shqipe./Sport Ekspres/