VIDEO/ Portieri “tërbon” Ikardin, argjentinasin e lënë nervat dhe bën sherr me lojtarët e Koniasporit

Mauro Ikardi e ka nisur me sherr aventurën e tij në Turqi. Sulmuesi argjentinas ka hyrë në fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 89 është bërë protagonist i një konflikti me lojtarët kundërshtarë. Portieri i Koniasporit kontrollon një top në zonë dhe më pas niset para me shpejtësi për të nxjerrë shokët e ekipit në kundërsulm.

Por më pas Sehiç sheh përpara një prej futbollistëve të Gallatasarait dhe rrëzohet përtokë në zonë. Menjëherë ngrihet dhe shkon të konfrontohet fizikisht me kundërshtarin. Gjesti i tij ka “tërbuar“ Ikardin, që ka shtyrë Sehiçin dhe ka nisur kështu një sherr masiv në fushën e lojës. Argjentinasin e lënë nervat, teksa shihet duke shkëmbyer fjalë me tone të larta me rivalët dhe duke kërkuar përplasjen fizike me ta. Gjyqtari më pas u ka treguar kartonin e verdhë të dyve, por për portierin e Koniasporit ky do të ishte i dyti në këtë ndeshje, duke u detyruar të lërë lojën më herët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *