VIDEO/ Portieri shtanget në vend! Fernando Santos e transformon, Milot Rashica shënon super gol me Beshiktashin

Milot Rashica ka shkëlqyer që në ndeshjen e parë të Fernando Santos te Beshiktashi. Trajneri që u shkarkua nga Shqipëria kur ishte pjesë e Polonisë, tani ka marrë drejtimin e gjigantëve turq. Aktualisht po vazhdon ndeshja mes Rizesporit dhe Beshiktashit, e mbyllur në shifrat 0-1.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga ana e Milot Rashicës. Në minutën e 4 të takimit, lojtari shqiptar dhuroi një perlë nga distanca që e shtangu portierin kundërshtar në vend, me këtë të fundit që nuk bëri asnjë reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *