Cara, Saliou dhe Maguette! Super Partizani i Orges Shehit, përmbys ekipin nga Rumania në miqësore

Partizani i Orges Shehit ka arritur që të fitojë në miqësoren e organizuar në Antalia. Në këtë vend janë duke bërë seancën përgatitore të kuqtë, përpara rinisjes së kampionatit në vendin tonë.

Në ditën e sotme, Partizani arriti të fitojë me shifrat 1-3 ndaj Cluj. Goli i parë u gjet nga vendasit pasi ekipi shqiptar gaboi shumë në pasime. Kështu u mbyll pjesa e parë dhe Cara barazoi nga penalltia në minutën e 48. Saliou realizoi golin e dytë në të 67 dhe më pas ishte Maguette që vulosi fitoren e Partizanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online