VIDEO/ Portieri që nuk e harrojnë kurrë tifozët shqiptarë dhe Shkëlzen Gashi, i lë të gjitha pa fjalë në Bundesligë me pritjen…e pamundur!

Borussia Moenchengladbach barazoi 1-1 me Mainz. Megjithatë, rezultati për miqtë mund të ishte shumë më i mirë, nëse nuk do të ishte portieri Yan Sommer. Gardiani zviceran konsiderohet nga shumë njerëz si një nga më të mirët në rolin e tij. Pavarësisht kësaj, Sommer nuk u transferua kurrë në një klub të madh, duke ia kushtuar të gjithë aventurën në Gjermani, Borussia Moenchengladbach.

Gjatë takimit të së dielës me Mainzin, ai dëshmoi sërish pse fansat e “Foals” e konsiderojnë atë një nga legjendat. Një pritje mbreslënëse dhe e pamundur në dukje, si për të treguar të gjitha instinktet e tij. Ky portier është i njohur fatkeqësisht edhe për tifozët shqiptarë, duke na mohuar barazimin ndaj Zvicrës në pritjen që i bëri Shkëlzen Gashit në fundin e takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *