Ndeshja e sotme mes Marsejës dhe Sportingut të Lisbonës ka sjellë mjaft të papritura. Ndeshja ka nisur me vonesë për shkak të trafikut të rënduar që ka nxjerrë jashtë agjendës klubin portugez. Por me të nisur takimi, vetëm 51 minuta më pas, Tinçao i jep avantazhin Sportingut. Festa zgjati pak dhe për këtë mendoi vetë portieri i luzitanëve.
Antonio Adan lë nam në Champions League, teksa gafat e tij i lënë vendin njëra-tjetrës në “Velodrom”. Një topi i goditur keq prej tij përplaset në fytyrën e Aleksis Sançezit dhe ndalet më pas në rrjetë në minutën e 13 të takimit. Nuk kalojnë më shumë se 3 minuta dhe Adani pëson një tjetër gol. Topi i goditur nga Harit ishte qendror dhe shumë pranë tij, por portieri i Sportingut nuk e merr mundimin të lëvizë dhe zgjedh ta shoqërojë topin me sy teksa ndalet në rrjetë.
E si për të mos mjaftuar me kaq, kur kronomentri po shënonte minutën e 22-të, gardiani i skuadrës portugeze largohet nga fusha me karton të kuq. Arsyeja? Adani bën një dalje “alla” Nojer dhe lë zonën e tij, por harron se duart përdoren vetëm brenda 16 metrave. Portieri i Sportingut ndal topin me duar jashtë zone dhe arbitri nuk e mendon dy herë të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq. Një mbrëmje gafash për 35-vjeçarin, që ngre dyshime të mëdha për “dhuratën” që i bëri Marsejës mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MHawkins78/status/1577358473154674693