Njeriu që i preu ëndrrën e Botërorit Shqipërisë është në Milano, pret gabimin e radhës për të marrë drejtimin e Interit

Simone Inzagi po kalon një periudhë negative në krye të Interit. Zikaltrit kanë pësuar një tjetër humbje në kampionat dhe po lëshojnë terren në Serinë A. Situata nuk është aspak e qetë te Interi dhe trajneri ndjen rrezikun për një shkarkim të mundshëm. Drejtuesit kanë nisur të piketojnë kandidatët e mundshëm për stolin e skuadrës dhe në listë gjendet edhe Paulo Souza.

Trajneri portugez ishte personi që një vit më parë i preu ëndrrën për në Botëror Kombëtares shqiptare, teksa Polonia e tij rrëmbeu atë fitore më 12 tetor në “Air Albania”. Tashmë Souza është larguar nga drejtimi i përfaqësueses polake dhe pret gabimin e radhës së Inzagit për të përfituar nga situata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online