VIDEO/ Portieri i dytë i Barcelonës bëhet heroi i ekipit me pritjen spektakolare, e duartroket edhe Ter Shtegeni

Barcelona ka mposhtur minimalisht 1-0 Atletikon e Madridit. Meritë të madhe në këtë rezultat pozitiv ka edhe Injaki Pena. Portieri i dytë i katalanasve është bërë heroi i skuadrës me pritjen e tij spektakolare në minutën e 80. Atletico-ja kishte të drejtën e kryerjes së një goditjeje dënimit dhe Memfis Depai goditi topin drejt portës së Barcelonës.

Gjuajtja e tij ishte drejtuar në trekëndësh, por Pena “fluturoi” në këndin e portës së tij dhe e priti me sukses atë top. Një pritje fantastike që mori edhe duartrokitjet e portierit kryesor të katalanasve, Ter Shtegenit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *