VIDEO/ Policia bën provën e parë të demonstrimit të forcës, prish festën e tifozëve të Tiranës

Nga Klaudio Ndreca

Menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja mes Vllaznisë dhe Kukësit e mbyllur në shifrat 1-0, tifozët e Tiranës kanë dalë në shesh pasi janë shpallur zyrtarisht si kampionët e Shqipërisë. Nëpërmjet koreve, fishekzjarreve dhe borieve të makinave po festohej fillimisht kjo arritje.

Por nuk kaloi shumë kohë dhe policia do të gjendej në të njëjtin vend. “I bëj thirrje Ramës që të na lejojë që të festojmë në stadium. Ndryshe do të bëjmë një organizim simbolik me 2.000 veta në një lokal”, do të shprehej presidenti i Tiranës, Halili.

Megjithatë sipas të gjitha gjasave, të dyja planet mund të anullohen. Policia ka demonstruar menjëherë forcën për të bërë provën e parë dhe për të dhënë sinjalin e fortë se në këtë kohë të pandemisë nuk mund të ketë kurrsesi festa të tilla. Madje disa persona janë shoqëruar edhe në polici gjatë mbrëmjes së djeshme. /Sport Ekspres/

Video e marrë nga JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online