Ndeshja mes Atalantës dhe Romës ka nisur me gol që në minutën e dytë. Abraham ka arritur që të shënojë, megjithëse për këtë realizim ka shumë polemika që do të vazhdojnë edhe pas ndeshjes. Sulmuesi i Romës e kaloi Gjimshitin duke i shkaktuar faull, por jo për arbitrin dhe VAR.
Mjafton një prekje e lehtë për t’i prishur ekuilibrin mbrojtësit shqiptar që duhej të evitonte rrezikun në ato momente, megjithëse goli është akorduar i rregullt. /Sport Ekspres/