Po zhgënjen sërish në Premier League pas shkëlqimit në Serinë A, te Interi tregojnë si kthehet Lukaku

Largimi i Lukakut nga Interi erdhi si surprizë për tifozët e Interit, të cilët e shikonin belgun si liderin e skuadrës së tyre. Të habitur ishin edhe drejtuesit e skuadrës zikaltër të cilët kishin vendosur që lojtari që do të sakrifikonin në verë do të ishte Hakimi dhe jo Lukaku, megjithatë sulmuesi deklaroi se Chelsea është shtëpia e tij dhe duhej të rikthehej patjetër.

Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për Lukakun, i cili nën drejtimin e Tuchel nuk ka gjetur formën e tij tek Interi. Të gjitha mediat flasin për një rikthim të 28 vjeçarit tek Interi, por drejtori sportiv Ausilio deklaroi se do të pranonte vetëm me një kusht, nëse Chelsea do të binte dakord për huazimin e tij.

“A do nënshkruanim përsëri me Lukakun? Po, por vetëm me një kusht: ta marrim në huazim. U habitëm kur Romelu na kërkoi largimin në verë, pasi lojtari që kishim vendosur të sakrifikonim në merkato ishte Hakimi.’’- deklaroi Ausilio. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online