VIDEO/ Polemika të mëdha në Angli, VAR bën gafën fatale dhe i fal fitoren ekipit të Murinjos

Teknologjia e VAR e ka përmirësuar së tepërmi gjykimin në futboll, por perfeksioni nuk mund të arrihet kurrë. Në disa raste janë hasur jo pak polemika për vendimet e dhëna që kur vlerësohen si të gabuara, me mundësinë për t’i ripërsëritur pamjet disa herë, krijohet edhe më shumë “zhurmë mediatike”.

Totenhemi do të fitonte në shifrat 0-1 kundër Fulhamit pas autogolit të Adarbioyo. Megjithatë vendasit e barazuan rezultatin me Maja në minutën e 63. Në atë moment është VAR që ndërhyn pasi teksa lojtari i Totenhemit kërkoi që të largonte topin, sipas arbitrit sfera ka goditur në dorën e futbollistit të Fulham.

Kjo ka sjellë reagim të madh në Angli që e cilësojnë këtë vendim të VAR si skandaloz. Pamjet e tregojnë qartësisht afërsinë mes dy lojtarëve protagonistë dhe faktin se futbollisti i Fulham e kishte dorën tërësisht të ngjitur me trupin e jo të hapur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online