VIDEO/ Po vjen…Elsi Hysaj! Lambo e shqiptarit “trondit” qendrën stërvitore, te Napoli kthehen si dikur

Nga Klaudio Ndreca

Në ditën e sotme ishte radha e Napolit për të dalë në stërvitje, atje ku futbollistët e drejtuar nga Gatuzo kanë mbërritur në “Castel Volturno”. Por mbërritja e Elseid Hysaj ishte disi më ndryshe nga të tjerët dhe nuk mund të kalonte pa u vënë re.

Vetëm zhurma që jepte makina e tij “e frikshme”, paralajmëronte se mbrojtësi shqiptar ishte duke u futur në qendrën stërvitore. Një Lamborghini i zi dhe Hysaj që shfaqet me një maskë mbrojtëse, kjo ishte fotografia që po shpërndahet jo pak edhe në mediat italiane. Pak spektakël para nisjes së stërvitjes, edhe te Napoli po kthehet normaliteti… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online