VIDEO/ “Po të pyeste dikush tjetër do përgjigjesha”! Jurgen Klopit nuk i mbajnë nervat pas humbjes, refuzon t’i përgjigjet gazetarit

0

Liverpuli po kalon një formë mjaft të dobët këtë sezon. Të kuqtë gjenden larg garës për titullin kampion, teksa sot kanë marrë edhe humbjen e radhës. Ekipi i Jurgen Klopit është mposhtur jo pak, por 3-0 nga Ulverhemptoni.

Trajneri gjerman nuk ka qenë aspak i qetë pas kësaj disfate dhe kjo është vënë re në konferencëne tij për shtyp. Klopi ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes së njërit prej gazetarëve të pranishëm, duke e kthyer situatën në personale.

“Është e vështirë të flas me ty, për të qenë 100% i vërtetë. Do të parapëlqeja të mos e bëja. Ti e di përse. Për të gjitha ato gjërat që ke shkruar. Kështu që, nëse dikush tjetër do të më bëjë këtë pyetje, atëherë do t’i përgjigjem”, ka thënë Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.