VIDEO/ “Po nervozoheshim në pankinë“, trajneri i Sasuolos tregon tensionin: Kumbulla nuk duhet ta përfundonte ndeshjen

Roma ka barazuar me rezultatin 2-2 kundër Sasuolos, që ka ditur t’i hapë telashe ekipit të Murinjos edhe me 10 lojtarë në fushë. Në minutën e 78, Ferrari është larguar nga loja si pasojë e kartonit të dytë të verdhë të dhënë nga gjyqtari i takimit. Megjithatë arbitrat as këtë herë nuk u shpëtojnë polemikave.

Trajneri i Sasuolos tregon në mikrofonin e “DAZN”-it për tensionin e pasur në pankinë dhe me Berardin. E gjitha kjo për shkak të faktit se sipas tij Kumbulla duhet të ndëshkohej me karton të verdhë në pjesën e parë. Diçka kjo që do e kishte larguar mbrojtësin shqiptar më herët nga fusha, pasi në minutën e 83-të arbitri i ka treguar kartonin me ngjyrë të verdhë përpara fytyre.

“Berardin e zëvendësova për ngërçe, po nervozohej, si ne nga pankina, sepse Kumbulla duhej të ndëshkohej në pjesën e parë. Më pas u ndëshkua në pjesën e dytë dhe ndoshta nuk duhej ta përfundonte ndeshjen. Por ka pak nervozizëm që mund të ndodhë kur ju e kuptoni se ju është hequr diçka, por gjyqtarët përpiqen të bëjnë më të mirën si ne”, ka deklaruar Alesio Dionisi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online