Bajerni i Mynihut u ndal në barazim pa gola pasditen e djeshme në sfidën përballë Lajpcig dhe tashmë titulli kampion do të vendoset në javën e fundit. Bavarezëve u mjafton vetëm një pikë në sfidën që luajnë në shtëpi ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit.
Leipzig 0-0 Bayern FT
The Bundesliga title race will go to the final day after VAR denies the defending champions a second-half goal. pic.twitter.com/LXt0cbeX6w
— Squawka News (@SquawkaNews) May 11, 2019
Gjithsesi, gara për titullin do të ishte mbyllur që këtë fundjavë, në rast se goli i Leon Goreckës nuk do të anulohej. Në Gjermani ka shpërthyer një skandal madhor me sistemin VAR, teksa goli i Bajernit u anulua për arsye se Levandovski që ishte pjesë e aksionit ishte në pozicion jashtë loje.
Despite potentially having a chance to wrap up a seventh straight #Bundesliga title, Bayern Munich’s hardcore support, including the ultra groups, boycotted their club’s game against Red Bull’s Leipzig-based marketing vehicle.
“We’ll fire RB to the moon,” read one banner. pic.twitter.com/upsaLZYnUD
— Matt Ford (@matt_4d) May 11, 2019
Wasn’t offside #RBLFCB pic.twitter.com/MkCyD17nwh
— Bayern mania (@Bayern_mania) May 11, 2019
Nga pamjet duket një pozicion mjaft i dyshimtë, për të mos thënë i rregullt. Tifozët e Bajernit e braktisën ndeshjen në shenjë proteste, ndërsa presidenti Uli Hënes ishte mjaft i revoltuar në fund të takimit. Pamjet janë të qartë, mund ta gjykoni edhe ju vetë…