VIDEO/ “Pirati” e ka aq të lehtë sa si t’i shënojë nga 11-metrat, Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur që të rikthehet te goli në La Liga. Sulmuesi shqiptar nuk po kalonte një kohë të mirë në ndeshjet e fundit, por e ka rigjetur rrjetën e kundërshtarit. Mallorca është duke u ndeshur me Vallecanon, ndërsa rezultati është në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit deri tani është realizuar nga Vedat Muriqi në minutën e 75. Pas një goditje këndit, Muriqi e ka dërguar topin aq thjeshtë në rrjetë duke i dhënë trajektoren ideale me kokë, aq sa duket se për Vedatin ai rast ishte si të shënosh nga 11-metrat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/