“El Pipita” Higuain është përshtatur më së miri me skuadrën e tij të re, Milanin dhe kurrë si më parë nuk është dukur kaq i lumtur… Nesër Milani do të debutojë zyrtarisht në kampionat për këtë sezon, pasi sfida e parë ndaj Xhenoas në “San Siro” u shty në sajë të ngjarjes tragjike të shembjes së urës dhe vdekjes së shumë personave…
Dhe, pikërisht për këtë sfidë speciale, pasi ish-stadiumi i tij, në hotelin ku po qëndron Milani, shokët e ekipit janë munduar të detyrojnë argjentinasin në zbatimin e ritualit për të kënduar, duke qenë se është një afrim i ri (kështu bënë të gjithë të ardhurit)…
Higuain ? pic.twitter.com/mvfsuSdZG2
— Rossé Marrai-Ricco (@RossellaMarrai) August 24, 2018
Por, “Pipita” nuk ka pranuar dhe ka bërë diçka tjetër, që ka ngjallur të qeshura… Ka marrë një karrige dhe është ngjitur sipër, duke nisur të kërcejë nën ritmet e hitit të verës së shkuar, që bëri për vete të gjithë, “Despacito”…
Mes të qeshurave, nuk ndalonte kërcimin e tij… Higuain është gati për debutimin në kampionat me fanellën kuqezi, më shumë se kurrë.