VIDEO/ “Mirësevjen shoku”! Prezantimi i Celhakës, Legia e tregon pa emër dhe me Ernest Muçin

Ernest Muçi do të transferohej nga Tirana te Legia e Varshavës duke bërë hap të madh përpara në karrierën e tij. Futbollisti shqiptar ka kërkuar disa kohë për ambientim, por në këtë sezon po shkëlqen me super golat e tij. Së fundmi kampionët polak kanë menduar që të marrin një tjetër lojtar nga bardheblutë, Celhakën.

Ky i fundit ka gjetur marrëveshjen me Legian dhe ndodhet në Poloni, ndërsa për çështje mintuash do të vijë edhe zyrtarizimi i plotë. Fillimisht skuadra polake ka menduar që t’i lërë pak hapësirë fantazisë duke treguar Ernest Muçin që takohet me një tjetër person dhe sulmuesi i tregon ambientin e klubit. “Mirësevjen shoku”, është mbishkrimi i Legias me flamurin shqiptar që lë të nënkuptuar afrimin e Celhakës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *