Goditi me shkelm Payet, policia kap tifozin francez: Më vjen turp nga vetja, njollosa emrin e familjes

Lojtari francez Dimitri Payet u bë pjesë e një incidenti me një tifoz gjatë ndeshjes Nice-Marsellie. I inatosur me tifozët që hodhën sende në fushë, Payet ua ktheu me të njëjtën monedhë. Kjo i acaroi më shumë tifozët vendas të cilët u futën në fushë, ku njëri prej tyre e goditi me shkelm mesfushorin.

Gjykata e Nices vendosi që tifozi të rrinte në paraburgim dhe pas gjyqit mori një gjobë ndëshkim si dhe detyrim paraqitje në polici. Vetë tifozi ishte mjaft i penduar duke treguar se kishte tre ditë që nuk flente gjumë për shkak të sjelljes jo të hijshme.

“Më vjen keq, më vjen turp, nuk kam fjetur për tre ditë dhe mendoj se do të pendohem për gjestin tim gjatë gjithë jetës sime, por edhe për faktin që kam njollosur emrin e prindërve të mi, të familjes sime”, tha djaloshi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online