Starova ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa ishte duke u bërë moviola e derbit mes Partizanit dhe Tiranës shumë diskutime kishte për minutën e 42. Zhunior i shkon një top perfekt që e nxjerr të vetëm përballë Bekajt, por loja ndalet nga kryesori i takimit për faull.
Pamjet nuk janë të qarta për të treguar nëse arbitri kishte apo jo të drejtë. Megjithatë Starova ka kritikuar Zhunior që nuk e dërgoi topin në rrjetë, që gjithçka të shihej në VAR. Po në atë moment i konfirmohet në studio që loja ishte ndalur nga arbitri sapo topi i shkoi Zhuniorit në këmbë.
“Po sikur unë të bëj sikur nuk e dëgjoj arbitrin kur vërshëllen, atëherë si veprohet?”, do të shprehej Starova për të treguar një “hile” të vogël, që në fakt nuk e ka marrë një përgjigje. /Sport Ekspres/