Statistikat e bëjnë Muçin një nga pikat kyçe të Legias, është golashënuesi më i mirë i polakëve në kampionat

Gjysma e parë e sezonit është mbyllur dhe tashmë është koha për të parë statistikat e për të reflektuar mbi gabimet e bëra. Në Poloni kanë zbuluar shifrat e këtij sezoni për Legian e Varshavës, ku një nga protagonistët më të rëndësishëm ka qenë sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi.

Ky i fundit numëron 5 gola dhe 1 asist në të gjitha kompeticionet deri më tani, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve së bashku me Lopesin. Ndërkohë autorësinë për numrin më të lartë të golave e mban Mahir Emreli, me 11 të tillë.

Ernest Muçi numëron gjithsej 27 paraqitje dhe 1264 minuta lojë, më pak se Emreli apo Lopes. Megjithatë nëse merren në konsideratë vetëm statistikat e kampionatit, atëherë listën e golashënuesve e udhëheq pikërisht 20-veçari shqiptar me 4 gola të shënuar. Gjithashtu Muçi ka realizuar në total 26 goditje, prej të cilave 11 kanë qenë në kuadrat. Shifrat flasin në favor të ish-lojtarit të Tiranës, i cili duket se është një nga pikat kyçe të Legias së Varshavës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online