VIDEO/ Përse gjithmonë Murinjo? E dinte për idiotësinë e lojtarit të tij, ndodh saktësisht ajo që parashikoi

“Unë të frikësohem ty nëse markon një lojtar, pasi je i aftë që të shkaktosh një penallti mu.. me VAR”. Këto ishin fjalët e Murinjos të drejtuara drejt lojtarit të tij Aurier, në një dokumentar që është bërë për Totenhemin disa kohë më parë.

Saktësisht e njëjta panoramë është shfaqur në përballjen e sotme atje ku Totenhemi është duke humbur në shifrat 0-1 ndaj Leicesterit. Teksa ishte duke u rregjistruar minuta e fundit e pjesës së parë, Aurier bën një ndërhyrje tërësisht të panevojshme në brendësi të zonës, atje ku nuk rrezikohej seriozisht porta e Totenhemit.

Arbitri vazhdoi lojën, por nga protestat e shumta do të ndërhynte edhe VAR për të akorduar penalltinë. Pra një parashikim tërësisht i saktë i Murinjos, që gjithsesi nuk arrin që të shmang problemin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online