Ardian Ismajli me paraqitje mbresëlënëse ndaj Interit, por i vetëm nuk ndal dot vrullin e zikaltërve

Ardian Ismajlit iu besua fanella e titullarit në një nga ndeshjet më të rëndësishme që ka zhvilluar deri tani në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta ndaj zikaltërve në humbjen e pësuar në shifrat 2-1 gjatë transfertës me Interin.

Padyshim që Ismajli ishte lojtari më i mirë për Spezian, duke bërë ndërhyrje vendimtare dhe duke fituar thuajse çdo duel, për t’i ngushtuar hapësirat dhe mohuar golin Lautaro Martinezit. Por pavarësisht formës fantastike që ka treguar Ismajli, i vetëm nuk mund të ndalte vrullin e zikaltërve.

Goli i parë do të vinte nga Hakimi në minutën e 51, ndërsa Lukaku përmbylli ndeshjen falë një ekzekutimi të saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 71, ku në asnjë prej rasteve nuk kishte përgjegjësia e Ismajlit në golat e pësuar. Spezia do të ngushtonte diferencat vetëm në minutën e fundit, atje ku gjithçka i shërben statistikës. Ndërkohë pas kësaj fitore Interi vazhdon me rezultatet pozitive në kampionat duke qëndruar vetëm një pikë larg Milanit kryesues. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online