VIDEO/ Përrallës së bukur nuk i ka ardhur ende fundi, Atalanta rekord fantastik në Champions League

Një përrallë e bukur, fundi i së cilës ende nuk ka ardhur. E tillë po rezulton Atalanta vitet e fundit. Pas surprizës në Itali, bergamaskët u treguan fantastikë edhe në Europë, duke shkruar historinë për klubin e tyre. Hera e dytë për ta në Champions League dhe po aq herë kalojnë fazën e grupeve.

Ekipi i drejtuar nga Gasperini ka mposhtur Ajaksin mbrëmjen e sotme me shifrat minimale 0-1, ndërsa goli erdhi në minutën e 85 nga Muriel. Një fitore me mjaft rëndësi kjo që i jep zikaltërve vendin e 2-të në renditje, duke prekur kështu sërish fazën e eliminim direkt. Një moment mjaft i mirë ky edhe në karrierën e Gjimshitit, që për herë të dytë provon emocionet e 1/16-ve në kompeticionin më të lakmuar për klube, ndërsa edhe sot ka bindur sërish në prapavijë, duke siguruar që kundërshtarët të mos rrezikojnë portën e Atalantas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/wilnoticias/status/1336760916424192007

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online