VIDEO/ Përplasje e frikshme në MotoGP, Rosit i kalojnë motorrët mbi kokë: Po dridhem nga frika, ishte e qëllimshme

Një përplasje e frikshme ka ndodhur në garën e sotme të Moto GP. Në pistën e Austrisë dy pilotët Johann Zarco dhe italiani Franco Morbidelli janë aksidentuar me motorrët e tyre, të cilët fluturonin në ajër duke rrezikuar jetët e garuesëve të tjerë. Të dy pilotët në fjalë mësohet se janë në gjendje të mirë dhe të ndërgjegjshëm dhe do të mbahen nën vëzhgim 24 orë në spital, ndërsa gara është ndalur për rreth 30 minuta.

Pilotët më pas janë rikthyer sërish në pistë për të përfunduar atë që kishin nisur. Në fund të garës Valentino Rossi ka rrëfyer për mikrofonin e “Sky Sports“ atë tmerr të përjetuar, teksa motorrët e kolegëve të tij i fluturuan mbi kokë dhe ishin centimetrat ato që e ndanë nga një ngjarje që mund të rezultonte fatale. Më tej Rosi akuzon Zarco-n se ishte diçka e qëllimshe dhe se nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.

“Isha shumë i frikësuar. Po dridhem, të rinisje garën ishte e vështirë. Shenjtët e motoçiklizmit bënë një punë të madhe. Ishte diçka shumë e rrezikshme. Respekti për rivalët po humbet. Në pistë duhet të jesh agresiv, por Zarco nuk i ka për herë të parë këto gjëra. Ai frenoi me qëllim përpara Morbidelli-t, u përpoq ta dëmtonte. Zarco i preu rrugën me qëllim, duket të jemi të kujdesshëm. Duhet bërë diçka serioze për të. Mund të ketë qenë risku më i madh në karrierën time. Ishte një moment shumë i rrezikshëm“, ka deklaruar Valentino Rossi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/exrul/status/1294974335132688386

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *