VIDEO/ “Do luajnë me më të mirët në botë”! I sfilitur dhe gati për të vjellë, shihni reagimin e Vidal pas golit të 6-të të Bajernit

Barcelona mori një humbje poshtëruese në çerekfinalet e Champions League, ku u mposht me shifrat e thella 2-8 nga Bajerni i Mynihut. Por kamerat kanë kapur edhe një moment kur Vidal duket se nuk është ndjerë aspak mirë pas golit të 6-të të shënuar nga Robert Levandovski.

Në kohën kur bavarezët shkojnë për të festuar, mesfushori i Barcelonës shihet me një pamje të sfilitur dhe shkon e mbështetet në barrierat rreth fushe. Duke marrë frymë thellë dhe shpejt Vidal dukej se ishte gati të villte. Megjithatë pas disa sekondash është rikthyer sërish në fushë.

Një pamje kjo që tregon qartë edhe Barcelonën e asaj mbrëmje, ndërsa nuk dihet nëse ishte lodhja apo diçka tjetër ajo që shkaktoi këtë reagim të kilianit. Një moment i tillë nuk mund të imagjinohej paërpara ndeshjes, aq më tepër kur vetë Vidal do të kërcënonte Bajernin me faktin se nuk po luanin në Bundesligë, por me më të mirët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online