VIDEO/ Përplasje e frikshme kokë më kokë me David Luiz, sulmuesi largohet me maskë oksigjeni kundër Arsenalit

Arsenali është duke luajtur ndeshjen e radhës kundër Wolves. Një takim që ka nisur me një ngjarje tronditëse për të dyja skuadrat. Kur kronometri shënonte minutën e 5 të takimit, David Luiz dhe Raul Jimenez bëhen pjesë e një përplasjeje të frikshmë kokë më kokë me njëri-tjetrin. Pas këtij kontakti fizik të dy lojtarët kanë rënë menjëherë përtokë, duke vuajtur dëmtime të mëdha.

Mjekët kanë hyrë menjëherë në fushë dhe është dashur ndërhyrja e tyre për një periudhë të gjatë kohe prej 10 minutash. Mbrojtësi brazilian i Arsenalit është ngritur në këmbë pas pak minutash me kokë të përgjakur dhe të fashuar, duke vzhduar lojën.

Fatkeqësisht e njëjta gjë nuk ka ndodhur me sulmuesin e Wolverhampton, i cili është larguar me barrela dhe me maskë oksigjeni. Ndërkohë në fytyrën e Jimenez dallohej edhe gjaku gjatë kohës që po nxirrej jashtë vijave kufizuese. Mësohet se lojtari është dërguar menjëherën në spital për të marrë një ndihmë më të mirë mjekësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online