Një minutë heshtje përpara gjithë takimeve, Superiorja nderon legjendën Diego Maradona

Ditën e mërkurë bota e futbollit pësoi një humbje të madhe, pasi legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak. Tifozë nga mbarë bota kanë kryer homazhet e tyre në nder të “pibe de oro“, ndërsa respektin për figurën e kampionit të botës e kanë shprehur edhe lojtarët dhe klubet e futbollit në të gjithë rruzullin.

Këtu nuk ka bërë përjashtim as Shqipëria, me skuadrat e Kategorisë Superiore që kanë nisur takimet e tyre ditën e sotme me 1 minutë heshtje. FSHF-ja së bashku me Ligën Profesioniste kanë vendosur të nderojnë kështu legjendën e futbollit, që bëri shumë njerëz të dashuroheshin me këtë sport.

Një mesazh për ndarjen nga jeta të Maradonës e ka përcjellë edhe kreu i Federatës Shipëtare të Futbollit, Armand Duka, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook“ shkruan: “Futbolli humbi një mbret! Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta duke lënë një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në botën e madhe të futbollit. Qoftë i parajsës, sepse ç’ka lënë është miliona herë më e madhe se vitet e jetës… Është pavdekësia!”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online