VIDEO/ Përmbysje me festë titulli për Lacion, nuk heq dorë nga ëndrra për të rrëzuar Juventusin

Nga Klaudio Ndreca

Lacio nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë dhe ta bëjë Juventusin që të fitojë titullin kampion përpara kohe. Pas hapit të gabuar që bënë ndaj Atalantës, lacialët janë rikthyer menjëherë te fitorja.

Në një ndeshje të vështirë kundër Fiorentinës, atje ku në fakt askush nuk priste që të ishte e lehtë. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me Ribery, që pas një veprimi të bukur në krahë arriti që të kalonte Strakoshën.

Me lojën e vakët dhe kryeqytetasit që u dukën tërësisht të dorëzuar, shpresat i ndezi Ciro Imobile që nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi në minutën e 67. Kur kishin mbetur edhe 7 minuta nga fundi ishte Alberto që i dha fitoren Lacios me një gjuajtje të kordinuar saktësisht. Trajneri Inzaghi vrapoi pafundësisht shumë për të gëzuar me gjithë skuadrën si të ishte fituar titulli, ndërsa presidenti Lotito u ngrit menjëherë dhe iku nga stadium pasi nuk mund të përballonte emocione të tjerë. Tashmë lacialët vazhdojnë të mbeten 4 pikë larg Juventusit dhe mbeten ende në garën për titull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online